×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    “Investimet kapitale në 2023 më të lartat ndonjëherë”, Rukiqi i reagon Muratit: Sërish me “fake news” e manipulim – të paaftë e keqmenaxhues

    Reporteri
    31 Mars 2024 | 14:29

    Ministri Hekuran Murati përmes një postimi të bërë sot në Facebook tha se investimet kapitale të vitit 2023 kanë qenë në nivelin më të lartë ndonjëherë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lidhur me këtë ka reaguar zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi i cili ka thënë se një gjë e tillë është lajm fallco e manipulim.

    Ai ka thënë se realiteti është se 349 milionë euro investime kapitale ka pasur në vitin 2023, ashtu siç ka pasur edhe në vitin 2017, e siç thotë ai me një dallim, pasi në vitin 2017 buxheti ishte 1.8 miliardë, ndërsa tani ai thotë ishte 2.9 miliardë.

    “Prapë me FAKE NEWS. Prapë me manipulim. Ministri i Financave, në garë me shefin e vet kush po krekoset më shumë, sot paska prezantuar shifra të investimeve, përkatësisht duke e prezantuar vitin 2023 si me të suksesshmin ndonjëherë. Është FAKE NEWS.
    Realiteti:
    349 milionë euro investime kapitale në vitin 2023, 349 milionë euro investime kapitale në vitin 2017. Por këtu qëndron një dallim. Në vitin 2017 buxheti ishte 1.8 miliardë euros, në vitin 2023 ishte 2.9 miliardë euro.
    E këtu fatkeqësia, përveç manipulimit, është kush po (keq) menaxhon me taksat tona. Një grup i të paaftëve dhe një grup i keqmenaxhuesve (me tendera sekret)”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

    Për këtë sot reagoi edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e cila tha se kjo është një propagandë e Ministrit e cila nuk po i shitet.

    /Reporteri.net/

    “Investimet kapitale 2023 më të lartat ndonjëherë”, Bajrami i reagon Muratit: “Mjaft me propagandë, s’po të shitet”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!