×
  • Lajme
  • Lajme

    ​IPK jep 5 rekomandime për Policinë e Kosovës​

    Reporteri
    05 Dhjetor 2022 | 14:46

    Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti i Inspektimit ka publikuar Raportin e inspektimit të rregullt në fushën “Menaxhimi i thirrjeve dhe reagimit policor”.

    Bazuar në Planin Vjetor të Inspektimeve të Rregullta për vitin 2022, nga IPK është iniciuar inspektimi për të vlerësuar menaxhimin e thirrjeve dhe reagimit policor.

    Inspektimi është përqendruar në të gjitha stacionet policore në kuadër të Divizionit të Sigurisë Publike të Departamentit për Operacione.

    Inicimi i inspektimit është ndikuar nga nevoja që Policia e Kosovës të sigurohet sestacionet janë në gjendje të përgjigjen në mënyrë efektive dhe të shpejtë në thirrjet e qytetarëve lidhur me shqetësimet e tyre. Inspektimi ka paraqitur një mundësi për të vlerësuar kapacitetet e stacioneve policore dhe gatishmërinë e tyre për të reaguar në ngritjen e sigurisë publike dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt.

    Gjetjet e këtij inspektimi janë me interes për zyrtarët policor në bazat e komunikimit, njësitë policore reaguese, shërbimet mbështetëse – logjistike dhe nivelin mbikëqyrës -vendimmarrës.

    IPK në kuadër të Raportit të inspektimit ka dhënë pesë (5) rekomandime për Policinë eKosovës që kanë të bëjnë me nevojën e nxjerrjes së një Udhëzuesi mbi procedurën dhe veprimet policore në trajtimin e thirrjeve dhe reagimin në vendngjarje, ushtrimin e kontrolleve ndaj zyrtarëve në bazat e komunikimit për ngritjen e cilësisë së logut operacional, standardizimin e metodologjisë së regjistrimit në log, analizimin e faktorëve ndikues që sfidojnë reagimin policor, si dhe monitorimin dhe analizimin periodik të kohës së reagimit.

    Lidhur me rezultatin e inspektimit duke përfshirë edhe rekomandimet e dhëna, të gjithë të interesuarit mund të kenë qasje në Raportin e plotë të inspektimit, i cili është i publikuar në faqen zyrtare të IPK-së (shih linkun si në vijim) si dhe faktet kyçe të raportit:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!