×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    IPK lëshon kumtesë për aksionin e sotëm, një polic në mesin e të arrestuarve – pistoleta, telefona e gjësende tjera të sekuestruara

    Reporteri
    19 Shtator 2023 | 15:38

    Inspektorati Policor i Kosovës, njofton se sot që nga orët e hershme të mëngjesit, IPK mbështetur nga njësi të reagimit të shpejtë të policisë ka zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, për kontroll dhe sekuestrim të dëshmive që do të gjenden gjatë kontrollit, transmeton Reporteri.net.

    Operacioni u zhvillua në pesë lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm.

    Gjatë kontrolleve të lokacioneve të ndryshme hetuesit e IPK-së njoftojnë se kanë sekuestruar gjësende të ndryshme përfshirë: disa telefona mobil, dy USB  para të gatshme, dy pistoleta etj.

    “Të ndaluar si pjesë e këtij operacioni janë pesë persona të dyshuar, një zyrtar policor dhe katër qytetar”, njofton IPK-ja.

    Veprat penale për të cilat dyshohen të dyshuarit janë: “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, neni 414, “Armëmbajtje pa leje” nga neni 366, “Dhënie ndihme kryesit të veprës penale pas kryerjes së veprës penale” nga neni 33 dhe “Organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm” nga neni 294 i Kodit Penal të Kosovës.

    Veprimet tjera hetimore, thuhet tutje, do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së.

    Aksion i Policisë së Kosovës, arrestohen 10 persona në shtatë qytete, dyshohen për keqpërdorim të kartelave bankare

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!