×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa bëhet i “gjallë”: Do ta fitojmë Podujevën në tetorin e ardhshëm

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 22:31

    Isa Mustafa ka folur pas humbjes së zgjedhjeve lokale në Podujevë.


    Kryetari i LDK-së e ka pranuar humbjen duke thënë se do të kthehen shpejt tek fitorja në tetorin e ardhshëm.

    “Në zgjedhje fiton vetëm një palë, një kandidat. Deri tani në Podujevë ka fituar LDK-ja dhe ne u jemi mirënjohës qytetarëve për votën dhe besimin që na kanë dhënë. U jemi falënderues edhe njerëzve të LDK-së që për dy dekada e kane drejtuar Komunën e Podujevës, zoti Agim Veliu më së gjati.
    Sot llapjanët ia dhanë besimin një subjekti tjetër. Ne e respektojmë vullnetin e tyre, por do të punojmë ta rikthejmë besimin në tetorin e ardhshëm” ka thënë Mustafa për Indeksonline.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare për kryetar të Podujevës, ku e ka shpallur fitues Shpejtim Bulliqin e Lëvizjes Vetëvendosjes.

    Valdete Daka, kryetare e KQZ-së ka thënë në konferencë për media ka thënë se Shpejtim Bulliqi nga VV ka marrë 51.64% të votave, Nexmi Rudari nga LDK ka marrë 35.97% te votave, kurse Naim Fetahu nga PDK ka marrë 12.40% të votave.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!