×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa flet pas takimit me Albin Kurtin

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 20:42

    Lideri i LDk-së, Isa Mustafa, ka dalur nga takimi nga ku ka konfirmuar se nuk ka arritur marrëqveshje as sot.


    “Si LDK ne jemi të bindur se zgjidhja që kemi ofruar kohët e fundit, është një zgjidhje që i kontribon nenjë marrëveshjeje të balancuar.Nëse VV, si parti e parë, i pranon kushtet, ne jemi të gatshëm për ta bërë marrëveshjen”, ka thënë Mustafa.

    Ndërkaq, kreu i VV-së nuk ka dalur para mediave, por e ka deleguar nënkryetaren e partisë.

    Nënkryetarja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se nuk ka pasur marrëveshje as sonte.

    Ajo ka thënë se të dy partitë nuk u morën vesh, siç tha ajo, për shkak të insistimit të LDK-së për pozitën e kryeparlamentarit, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk ka marrëveshje, pikërisht për shkak të insistimit të LDK-së për t’u kthyer para 8 janarit”, ka thënë Haxhiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!