×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa flet për përplasjen e nënkryetarëve Osmani-Veliu

    Reporteri
    15 Janar 2020 | 15:10

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka arsyetuar dallimet në qëndrime mes dy nënkryetarëve të partisë së tij, Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut, shkruan Reporteri.net. 


    Duke komentuar para mediave përplasjen nga larg, përmes facebook’ut, të Osmanit me Veliun, pikërisht për shkak të negociatave për marrëveshje mes LDK-së dhe VV-së, Mustafa ka thënë:  “Na kemi një parti të madhe, shumë të madhe, e që njerëzit kanë dallimet e tyre”.

    Në këtë paraqitje para mediave, Isa Mustafa, ka folur edhe për ofertën e fundit që partia e tij dha për bashkëqeverisje me partinë e Albin Kurtit.

    Ai ka thënë se më nuk ka arsye të ulet më kryetarin e VV-së, e të qëndrojnë ulur për tre orë dhe të dalin më pas të thonë se nuk ka marrëveshje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!