×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa flet për planin për të shpëtuar ekonominë, LDK-ja krijon ekip ekspertësh

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 10:54

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij ka angazhuar një ekip ekspertësh për të punuar për rimëkëmbjen ekonomike dhe financiare të Kosovës nga pasojat e coronavirus.


    Ai thotë se fokus do të ketë edhe për konsolidim të sektorit shëndetësor dhe të arsimit, shkruan Reporteri.net.

    Ndër të tjera, Mustafa që është ekonomist, ka thënë se prioritet në këtë plan do të jetë mbështetja e sektorit privat, si punësimi, masat lehtësuese dhe bashkëpunimi me vendet e tjera.

    Publikimi i plotë i Mustafës:

    Ballafaqimi me pasojat COVID-19 do të jetë mbi te gjitha prioritetet.

    Në LDK është angazhuar një ekip ekspertësh, për të identifikuar të gjitha masat për rimëkëmbjen ekonomike dhe financiare nga pasojat e këtij virusi; për konsolidimin e mëtejmë të sektorit shëndetësor dhe atij të arsimit.

    Do të trajtohen të gjitha burimet dhe potencialet e brendshme dhe të jashtme financiare, do të analizohet strukturimi emergjent i buxhetit në aspektin e konsumit, kursimit dhe likuiditetit dhe masat për likuiditetin e sektorit financiar në tërësi.

    Prioritet themelor do të jetë mbështetja e sektorit privat të ekonomise dhe e punësimit si dhe masat lehtësuese për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar me vendet e tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!