×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa flet për postin e presidentit

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 15:20

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për një nga temat që ka qenë tejet prezente ditët e fundit, pra nëse do ta definojnë këtë pozitë në bisedat që po zhvillojnë me VV-në.


    Mustafa ka deklaruar se me VV-në do t’i diskutojnë të gjitha pozitat, por nuk ka treguar nëse ka ambicie që të bëhet president.

    “Tani vlerësojmë se duhet t’i diskutojmë të gjitha përgjegjësitë me të cilat do të ballafaqohemi gjatë katër viteve. Edhe çështjen e Kryeministrit të Presidentit, të Kryeparlamentarit, e të gjitha. Kryeministri do të pajtohemi t’i takojë partisë që del e para. Sa i përket se kush do të bëhet President, tani nuk do të merremi me atë çështje, por me marrëveshjen se kush do të propozojë kandidatin për President dhe përkrahjen e tij nga koalicioni, sikurse edhe për pozitat e tjera”, ka deklaruar Mustafa në një intervistë për Sinjali.

    Kujtojmë se presidentit aktual, Hashim Thaçi, mandati i përfundon në muajin shkurt të vitit 2021.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!