×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa insiston: S’më ka ardhur ftesa për ceremoninë e Ditës së Çlirimit

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 14:09

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovvës, Isa Mustafa, ka folur rreth mospjesëmarrjes së tij në kremtimin e 20 vjetorit të Ditës së Çlirimit.


    Mustafa, duke u përgjigjur ndaj Protokollit të Shtetit të cilët thanë se kreu i LDK-së kishte qenë në listën e të ftuarve, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk mund ta di se si ka vepruar Protokolli i Shtetit, a më ka pasur në listë apo jo, si kryetar të LDK-së, shef të opozitës, partisë më të madhe opozitare sot dhe partisë shtetëformuese gjatë tridhjetë viteve sa ekziston ajo, apo si Kryeministër i qeverisë së kaluar. Në Selinë e LDK-së, më kanë informuar se kanë ardhur ftesa për disa familje të dëshmorëve dhe veprimtarëve të LDK-së. Tjetër jo”, ka thënë ai.

    Por, ish-kryeministri shtoi se ndihet krenar që festimet u bën në sheshin që, siç tha ai, e ndërtoi vetë dhe pranë bustit të Skëndërbeut që e ngritën në kohën e qeverisjes së LDK-së.

    “Fundja, edhe pse nuk kisha ftesë të marr pjesë në këtë ceremoni, ndjehem krenar se ajo u mbajtë në Sheshin Skënderbeu të qytetit tim, të cilin aq me përkushtim e ndërtuam sa unë dhe LDK drejtonim Prishtinën, dhe pran monumentit të Skënderbeut që, poashtu, e ngritëm pas çlirimit me para të mbledhura nga bashkatdhetarët tanë, kur ishim si qeveri në egzil e LDK-së. Dhe, se në këtë solemnitet ishin miqtë tanë, heronjë të çlirimit të Kosovës”, ka shtuar ai.

    Sidoqoftë, Drejtori i Protokollit të Shtetit në MPJ, Orhan Hajrizi, ka thënë sot se Isa Mustafa dhe Albin Kurti kanë pasur ftesa zyrtare.

    “Po, Protokolli i Shtetit është marrë me tërë organizimin dhe njëkohësisht edhe me ftesat. Me këtë rast e konfirmoj se ftesat janë përgatitur dhe janë dërguar edhe për z. Isa Mustafa në cilësinë e ish-kryeministrit, të cilën korrieri e ka dërguar në selinë e LDK-së dhe ftesa për z. Kurti është dërguar në Kuvend dhe përmes postës së brendshme të Kuvendit, ftesa i është përcjellë në kutinë postare të Lëvizjes Vetëvendosje më 7 qershor”, ka thënë Hajrizi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!