×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa kryetar i LDK-së vetëm deri më 3 gusht

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 20:22

    Lidhja Demokratike e Kosovës, do të mbajë Kuvendin Zgjedhor më 3 gusht. Kështu ka vendosur kryesia e LDK-së.


    Në njoftimin e lëshuar nga kjo parti opozitare, thuhet se të gjitha organet e LDK-së do të përmbyllin përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e Kuvendit.

    “Kuvendi i LDK-së do të ketë karakter solemn ku do të rikonfirmohet puna dhe performanca e LDK-së, fuqia politike dhe lidhja e fuqishme tridhjetëvjeçare e LDK-së me popullin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Zgjedhjet e brendshme në degë dhe nëndegë të ndryshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë përcjellë me përleshje dhe rrahje fizike dhe me gjuajtje të karrigeve./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!