×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa mbledh deputetët për presidentin dhe Pakon Ekonomike

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 14:13

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mbledhur Grupin Parlamentar në një mbledhje urgjente.


    Siç merr vesh Gazeta Online “Reporteri.net”, në mbledhje pritet të diskutohet lidhur me pozitën e presidentit si dhe për Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Burime të Reporterit kanë bërë të ditur se është Partia Demokratike e Kosovës ajo e cila ka dhënë sinjale pozitive për kalimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Qeveria e cila udhëhiqet nga LDK-ja, që nga marrja e pushtetit nuk ka arritur që të sigurojë votat e nevojshme për kalimin e Rimëkëmbjes Ekonomike.

    Kjo mbledhje e LDK-së vjen një ditë pas rezultatit në zgjedhjet në Podujevë, ku kandidati i kësaj partie për kryetar të komunës, Nexhmi Rudari është radhitur i dyti, duke e humbur për herë të parë pushtetin e Lidhjes Demokratike në këtë komunë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!