×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa: Me u marrë me Haxhi Avdylin është si me u marrë me jashtëqitjet

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 22:55

    Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se të merret me ish-bashkëpartiakun Haxhi Avdyli, është si të merret me jashtëqitjet, shkruan Reporteri.net.

    “Me u marrë me Haxhi Avdylin është si me u marrë me jashtëqitjet”, deklaroi ai për lajmi.net.

    Kjo deklaratë e Mustafës vjen pasi Avdyli e cilësoi si shkatërrues të LDK-së dhe fajtor se pse Kosova renditet si njëra nga vendet më të korruptuara.

    “I paftyri që iku nga politika, akoma po flet e moralizon. Ai cili do mbahet mend vetëm për koalicionet e natës me PDK-në përkundër që LDK kishte vendime tjera, shtiret e qan me lot krokodili. Ai që do hyn në historinë si shkatërruesi i LDK-së, flet për liberalizim e do mbahet mend për Asociacion. Sot që Kosova ishte në fund të listës së vendeve më të korruptuara, në fund të listës së lirisë së fjalës e lirive politike një pjesë të meritës e ka Isa Mustafa dhe partneri tij PDK”, ka thënë Avdyli.

    Me ish-kryeministrin Mustafa kanë polemizuar edhe nga Zyra e Presidencës. Këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina, duke e akuzuar për paaftësi në qeverisje, si dhe për çështje të liberalizimit të vizave.

    “Mustafa, ju fatkeqësisht uruat para kohës [liberalizimi i vizave]. Ju fatkeqësisht ushqyet shpresën e rreme për qytetarë”, shkroi Kupina.

    Ndryshe, Mustafa akuzoi sot Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti, se janë pikërisht ata që kanë penguar liberalizimin e vizave për Kosovën, duke penguar ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit.

    “Me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin. Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Brukse. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut!

    Është Vjosa Osmani, Albin Kurti, Shpëtim Bulliqi e piromanet e tyre që në vitin 2015 e 2016, kur ne ishim në një pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për liberalizimin e vizave  shpiknin të pavërteta për ta penguar ratifikimin si kusht të liberalizimit”, shkroi Mustafa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!