×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa sulmon Shpejtim Bulliqin, e quan azilant

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 19:02

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas përleshjes së sotme ndërmjet aktivistëve të VV dhe LDK në fushatën në Podujevë, shkruan Reporteri.net.


    Ai e ka sulmuar ashpër kandidatin e VV-së, Shpejtim Bulliqi. Mustafa e ka quajtur azilant.

    Mustafa ka thënë se ata që ndërrojnë qëndrime, që kërkojnë azil te kundërshtarët politik, që i kontribuojnë izolimit të qytetarëve tanë, nuk meritojnë besim.

    “Të tillët, ta shkatërrojnë shtetin, komunën dhe ekonominë. Kosovës i nevojiten njerëz të mençur, të urtë, punëtorë dhe të respektueshëm, si Nexhmi Rudari”, tha ai.

    Statusi i plotë i Mustafës:

    Të nderuar miq,
    Takova sot kandidatin për Kryetar të Komunës së Podujevës, z. Nexhmi Rudari, qytetarë dhe veprimtarë tanë atje.

    Podujeva ka treguar gjithëherë besim për LDK-në , kurse LDK u ka qëndruar besnike qytetarëve të Llapit dhe të Kosovës.

    Llapjanët kanë ditur çdoherë të dallojnë ata që punojnë nga ata që bëjnë zhurmë. Zhurmat dhe tollovitë; dhuna dhe mentaliteti arkaik nuk janë veçori e familjeve, e grave, burrave, të rinjëve dhe të rejave të Llapit. Sjelljet dhe mentaliteti i tillë që demonstron LVV dhe kandidati i tyre për kryekomunar nuk na shërbejnë për të mirë, janë degraduese dhe na këthejnë mbrapa.

    Ata që ndërrojnë qëndrime, që kërkojnë azil te kundërshtarët politik, që i kontribuojnë izolimit të qytetarëve tanë, nuk meritojnë besim. Të tillët, ta shkatërrojnë shtetin, komunën dhe ekonominë.
    Kosovës i nevojiten njerëz të mençur, të urtë, punëtorë dhe të respektueshëm, si Nexhmi Rudari!

    Ju ftoj për një fitore të radhës së LDK-së! IM

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!