×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa thërret për nesër mbledhje të kryesisë së partisë

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 15:55

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thirrur për nesër mbledhje të kryesisë së partisë.


    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të lëshuar nga Lidhja Demokratike.

    Në këtë njoftim thuhet se Mustafa e ka thirrur mbledhjen për nesër në orën 16:30, në Selinë Qendrore të LDK-së.

    “Nesër (e martë), më datë 2 qershor 2020, në orën 16:30, në selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë”, thuhet në njoftim, derisa, bëhet e ditur se pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!