×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa: Vetëvendosje s’ka partner për rrëzimin e Qeverisë

    Reporteri
    09 Gusht 2020 | 17:16

    Albin Kurti ka nisur një betejë për ta rrëzuar partinë e Isa Mustafës nga Qeveria.


    Por, shefi i LDK-së, Isa Mustasfa nuk sheh asnjë mundësi që projekti i Kurtit të realizohet për rrëzimin e Avudllah Hotit.

    “VV nuk mund ta rrezojë Qeverinë”, thotë Mustafa, në një përgjigje për Express.

    Isa Mustafa ka një shpjegim pse kjo nismë e Kurtit do të dështojë.

    “Së pari sepse VV nuk ofron asgjë serioze, përpos karantinimit kolektiv, e njerëzit nuk mund ta çojnë gjithë kohën në karantinë. E dyta, se subjektet e tjera politike nuk gjejnë interes në propagandën dhe politikat populliste të VV që nuk i ofrojnë perspektivë demokratike Kosovës”, ka shpjeguar Mustafa.

    Kur LDK inicioi mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti kishte pasur deklarata se një veprim i tillë po ndërmerret në kohë pandemie.

    Tash, Isa Mustafa po thotë se me këtë veprim Vetëvendosje tregoi se ka vetëm propagandë dhe viktima të propagandës.

    “LVV ka të drejtë të provojë rrëzimin e Qeverisë. Por ishte pikërisht VV që kritikoi LDK-në, pse inicoi mocion votebesimi në kohë pandemie, edhepse rrezimin e Qeverisë e shkaktoi VV. Sheshazi po del se VV nuk ka parime, ka vetëm propagandë dhe ka viktima të propagandës”, ka shtuar ai.

    Lëvizja Vetëvendosje ka mbetur në opozitë pasi u rrëzua nga votat e 85 deputetëve.

     

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!