×
  • Lajme
  • Lajme

    Ischinger: Absolutisht besoj që do të arrihet një marrëveshje finale mes Kosovës e Serbisë deri në vitin 2024

    Reporteri
    24 Tetor 2022 | 21:16

    Diplomati gjerman me përvojë të madhe sa i përket rajonit të Ballkanit Perëndimor, Wolfgang Ischinger, ka thënë se nëse Evropa do të dështojë në vendosjen e stabilitetit në këtë pjesë të rajonit atëherë do të dështohet komplet misioni themelor evropian për stabilitet në Evropë sepse Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës.

    Ai ka thënë se shpreson që të arrihet një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë para zgjedhjeve në SHBA dhe BE të cilat do të mbahen në vitin 2024.

    Ish-ambasadori gjerman në SHBA thotë se është gjë shumë e mirë dhe e rëndësishme që tashmë Berlini, Brukseli dhe të tjerët kanë rifokusuar vëmendjen në këtë pjesë të rajonit për krijimin e stabilitetit të qëndrueshëm.

    ”Unë sigurisht që shpresoj kështu. Unë mendoj që është një çështje e urgjencës. Nuk është në rregull që për 14 vjetet e fundit ne kemi bërë disa hapa të vegjël, por nuk kemi qenë në gjendje të merremi me çështjet e mëdha të stabilitetit rajonal. S’ka të bëjë kjo vetëm me Kosovën por me të gjithë rajonin. Dhe janë një numër çështjes së pazgjidhura siç është Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria etj. Kështu që është shumë mirë dhe shumë e rëndësishme që Brukseli, vendi im Berlini, dhe të tjerët që e kanë rifokusuar vëmendjen në Ballkanin Perëndimor. Unë gjithmonë kam thënë në të kaluarën nëse ne s’mund të ndihmojmë në krijimin e një stabilitet të përhershëm në këtë pjesë të Evropës, ne do të dështojmë misionin tonë themelor për krijimin e paqes dhe stabilitetit në Evropë, sepse kjo është pjesë e Evropës”, ka thënë Ischinger për T7.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!