×
  • Lajme
  • Lajme

    Ischinger i reagon Grenellit: Mandati juaj ka skaduar, lija Kosovën njerëzve të saj

    Reporteri
    05 Mars 2021 | 21:55

    Ish diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka reaguar ndaj ish-emisarit të Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i cili tha se komuniteti ndërkombëtar nuk e ka bërë gjithë atë investim në Kosovë që të dalë dikush e ta shpërbëjë më pas atë, duke iu referuar Albin Kurtit.


    Ischinger përmes një postimi në Twitter i tha Grenellit se mandati i tij ka skaduar dhe e këshilloi që të ia lë Kosovën njerëzve të saj.

    “Ric, sinqerisht: ndalo përpjekjen për të ndërhyrë. Mjaft dëm është bërë. Mandati juaj ka skaduar. Lejani Kosovën njerëzve të Kosovës”, ka shkruar ai.

    Grenell kishte deklaruar se komuniteti ndërkombëtar nuk e ka bërë gjithë atë investim në Kosovë që të dalë dikush e ta shpërbëjë më pas atë, duke iu referuar Albin Kurtit.

    “Komuniteti ndërkombëtar nuk ka investuar aq shumë në shtetin e Kosovës që Albin Kurti të vijë e ta shpërbëjë atë”, ka shkruar Grenell.

    Më pas ai ka thënë se “populli i Kosovës meriton liri dhe të ardhme” dhe ka pyetur se “pse një lider do të dëshironte ta shpërbënte Kosovën”.

    Në disa reagime të mëhershme Grenell e ka cilësuar Kurtin si një anti-amerikan që ka qenë kundër secilës administratë amerikane duke filluar nga Bill Clinton

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!