×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ambasadori Dedaj: Kam dashur të hyj në grevë urie pas shkarkimit

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 22:34

    Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka thënë se ka menduar që të hyjë në grevë urie në ambasadë, pas shkarkimit nga pozita e ambasadorit, shkruan Reporteri.net.

    “Ka qenë e pabesueshme, deri kur e kam dëgjuar vet me veshët e mi të shkarkohet në atë mënyrë ai ambasador. Pas një reagimi që e kam bërë që prapë do ta kisha bërë, as nuk kërkoj, ata ma kanë dërguar vendimin tjetër që brenda një dite me lëshu ambasadën. Kam menduar variante tjera, që kisha mundur t’i bëjë, me sugjerimin e autoriteteve të Maqedonisë të Veriut, mu kanë lutur të mos bëjë veprime të tilla”, tha ai.

    “Një variant ka qenë me hy në shenjë të pakënaqësisë me hy në grevë urie në ambasadë. Një variant që është shumë demokratik, greva është instrument demokratik në krejt botën. Tjetër gjë s’kisha bo, se unë të keqe s’i kam bërë askujt e as nuk i bëj”, deklaroi Dedaj në Kanal 10.

    Megjithatë, Dedaj në majin e 2020-s pati hedhur akuza të rënda ndaj presidentes Vjosa Osmani, e cila e shkarkoi atë nga pozita e Ambasadorit të Kosovës në Shkup.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!