×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ambasadori kosovar pret nga Vjosa Osmani si u.d e Presidentit që ta ndërpresë degradimin e diplomacisë

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 11:38

    Anëtari i LDK-së, dhe ish ambasadori, Anton Berisha, ka mirëpritur reagimin e ushtrueses së detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani e cila ka thënë se dekreti për emërimin konsull të  djalit të deputetit, Haxhi Shala do të shfuqizohet.


    Berisha ka thënë se pajtohet plotësisht me vendimin e presidentes, por thotë se këto veprime janë të pamjaftueshme, shkruan Reporteri.

    Sipas tij, presidenca duhet te veprojë dhe të shfrytëzojë gjithë autoritetin e saj që të ndërpresë degradimin e diplomacisë së shtetit të Kosovës që, sipas Berishës është shndërruar në ndërmarrësi të turpërimit të përfaqësimit të shtetit të Kosovës në vendet evropiane.

    “Apsolutisht jam dakord me reagimin e Presidences per vazhdimin e emerimeve kuturu te diplomateve, siç ishte ky i fundit në baza familjare. Por, e konsideroj te pamjaftueshem.

    Presidenca duhet te veproj dhe te shfrytezoj gjithe autoritetin e saj qe te nderprese degradimin e diplomacise se shtetit te Kosoves qe eshte shnderruar ne ndermarresi te turperimit te perfaqesimit te shtetit te Kosoves ne vendet europiane”, ka shkruar ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!