×
  • Lajme
  • Lajme / Gregory W. Kehoe

    Ish-avokati i Hashim Thaçit emërohet Prokuror i Përkohshëm në ShBA

    Reporteri
    13 Maj 2025 | 21:56

    Gregory W. Kehoe, që ishte avokat i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale nga viti 2021 deri në vitin 2024, është emëruar së fundmi në një nga postet më të rëndësishme ligjore në ShBA.

    Administrata e presidentit Donald Trump e ka emëruar Kehoe si Prokuror të Përkohshëm të Shteteve të Bashkuara për Qarkun e Mesëm të Floridës. Emërimi është zyrtarizuar më 31 mars 2025, nga Sekretarja e Drejtësisë dhe Prokurore e Përgjithshme, Pam Bondi, bëhet e ditur në njoftimin e publikuar më 1 prill.

    Ky ndryshim vjen si pjesë e një rotacioni të bërë nga administrata e re, e cila ka zëvendësuar të prokurorët federalë në tre zonat e Floridës.

    Me më shumë se 30 vjet përvojë, Gregory W. Kehoe ka një praktikë kombëtare dhe ndërkombëtare që përqendrohet në përfaqësimin e individëve, korporatave dhe institucioneve financiare.

    Kjo përfshin përfaqësimin para gjykatave federale, shtetërore dhe ndërkombëtare.

    Kehoe, ka përfaqësuar edhe ish-gjeneralin kroat Ante Gotovina deri në pafajësinë e tij të plotë para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Kehoe, gjithashtu ka përfaqësuar ish-gjeneralin Mohammed Hussein Ali përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, gjë që çoi në rrëzimin e të gjtha akuzave që rëndonin mbi të.

    Kehoe ka punuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA si prokuror për mbi 20 vjet me çështje të ndryshme të vendosura në Amerikë, Evropë, Azi dhe Amerikën e Jugut. Ndërsa ka shërbyes edhe si ndihmës i avokatit të shtetit të SHBA-ve. Ai ishte përgjegjës për ndjekjen penale të një numri çështjesh të profilit të lartë që përfshinin institucionet financiare dhe akuzat e mashtrimit të korporatave si dhe akuzat për raketim.

    Kehoe gjithashtu ka drejtuar ekipin e avokatëve dhe hetuesve që këshilluan Tribunalin Special të Irakut, një gjykatë ad hoc e formuat për të ndjekur penalisht Saddam Hussein dhe anëtarët e ish-regjimit të tij.

    Kehoe ka shkollim të lartë në fushën e drejtësisë dhe gjithashtu ka çmime të shumta dhe mirënjohje për punën e tij në çështjet e drejtësisë./Reporteri.net

     

    U akreditua si mbrojtje e Thaçit, por kush është Gregory W.Kehoe

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!