×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-deputeti i LDK-së: AKR parti e sekserëve

    Reporteri
    02 Gusht 2019 | 22:12

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Bardhyl Meta, ka folur për koalicionet e mundshme të partisë së tij me partitë politike.


    Në veçanti i ashpër, Meta ka qenë me partinë që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, Aleancën Kosova e Re, duke e quajtur parti e sekserëve.

    “Kjo është nëna e sekserëve. Nëse ka sekserizëm në Kosovë atëherë është kjo parti politike. Me 2 deputetë i merr 5 ministri, turp për kuvendin turp për qeverinë turp për presidentin dhe për të gjithë neve”, ka deklaruar ish-deputeti i LDK-së në RTV Dukagjini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!