×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-deputeti i LDK-së: Duhet ta votojmë Vjosa Osmanin, kemi votuar kundërshtarë më të mëdhenj

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 23:08

    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi ka thënë se LDK-ja duhet ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.


    Sipas Rexhepit, LDK-ja duhet ta votojë Osmanin pasi në të kaluarën, kjo parti i ka votuar kundërshtarët më të mëdhenj.

    “LDK-ja duhet ta votojë Osmanin sepse në të kaluarën i kemi votuar kundërshtarët më të mëdhenj”, ka thënë Fatmir Rexhepi në emisionin Desku.

    Ndërsa lideri në dorëheqje i kësaj partie, Isa Mustafa, ditë më parë për Klan Kosovën tha se Osmani nuk është personi i duhur për president.

    Kujtojmë se Vjosa Osmani është shkarkuar nga kryesia e LDK-së, ndërsa në zgjedhjet e 14 shkurtit, ajo garoi me listën “GUXO”, në një listë me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!