×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-deputeti Ilir Deda me disa kredia: Jetoj me qera dhe s’kam pasuri të paluajtshme

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 9:21

     Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka deklaruar pasurinë e tij për Agjencionin Kundër Korrupsionit.


    Deda nuk ka të deklaruar asgjë tek pasuria e paluajtshme, derisa ka bërë me dije se së bashku me bashkëshorten para të gatshme në institucione financiare ka mbi 2 mijë euro, shkruan IndeksOnline.

    “Unë jetoj me qera dhe nuk kam asnjë pasuri të paluejtshme për deklarim”, ka dhënë sqarimin e tij mes tjerash për AKK-në.

    Tutje sipas të njëjtit formularë deklarimi, Deda ka detyrime financiare ndaj tre bankave.

    Deda ka marrë 16 mijë euro kredi për Studime Post Universitare, të cilën është i obliguar ta përfundojë në vitin 2023.

    Një kredi tjetër personale ai e ka marrë në vitin 2017, të cilën pritet ta përmbyllë në vitin 2027, prej 25 mijë euro.

    6 mijë e 280 euro si kredi personale i ka marrë me leasing në vitin 2018, me afat kthimi deri në vitin 2023.Kredi personale prej 3 mijë euro, ka marrë edhe bashkëshortja e Dedes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!