×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-deputeti Shkumbin Demaliaj dhe dashuria e tij e veçantë

    Reporteri
    05 Shtator 2019 | 22:17

    Armëmbajtja është një dukuri mjaft e theksuar në shoqërinë kosovare.
    Shumica e personave që mbajnë armë, sipas statistikave zyrtare, i takojnë kategorisë së personave që mbajnë armë pa leje. Por, ka edhe persona që armëmbajtjen e kanë legalizuar për arsye nga më të ndryshmet.


    Shkumbin Demaliaj, deputet nga legjislatura e fundit, tashmë e shpërndarë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ka një armë për të cilën posedon leje pesëvjeçare me mundësi vazhdimi.

    “Armën e kam me leje, rreth një vit e gjysmë para se të kandidohesha për deputet. Është armë e shenjëtarie për sport dhe e mbaj me dëshirë edhe për faktin se me ligj është e lejuar”.

    “E dua armën, e kam dashur edhe kur ka qenë lufta dhe e mbaj me krenari. Por, është armë e sportit, është armë për shenjëtari. Nuk e kam me leje të veçantë, e kam si të gjithë qytetarët e tjerë të Republikës së Kosovës që kanë drejtë të pajisen me armë të vogla”, thotë Demaliaj.

    Aktualisht, në Kosovë janë rreth 270 leje të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme për armëmbajtje nga personat fizikë. Në këtë numër hyjnë edhe politikanë, përfshirë ish-deputetë e ministra si dhe persona të tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!