×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-diplomati britanik: Kosova përfundimisht do të ndahet

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 14:45

    Sudiuesi në Forumin Gjeopolitik të Universitetit të Kembrixhit dhe ish-diplomati në Ballkan, Timothy Les beson se Kosova do të ndahet përfundimisht. Sipas tij  në këtë mënyrë do të formalizohet statusi në terren – Beogradi nuk e kontrollon jugun, dhe as Serbia Veriun, transmeton Reporteri.net.


    Ai këto deklarata i ka bërë në një intervistë për tanjugn serb ku ka shtuar se mosarritja e një marrëveshje mes dyja vendeve po e pengon zhvillimin e tyre kombëtar.

    Les thotë se çështja e Kosovës është e bllokuar për momentin, sepse, sipas fjalëve të tij, Prishtina kundërshtoi ofertën e Beogradit për  ndarje në këmbim të njohjes, por thekson se kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë, sepse të dyja palët duan të zgjidhin problemin që paralizon zhvillimin e tyre kombëtar.

    “Kosova dëshpërimisht kërkon që me anë të njohjes t’i japë fund vakuumit ndërkombëtar, ndërsa Beogradi dëshiron të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën në mënyrë që të bashkohet me BE-në dhe të zgjidhë problemin që ka rënduar politikën serbe që nga vitet 1980”, tha Les në këtë intervistë.

    Ndarja sipas tij është shpresa e vetme për një zgjidhje në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!