Ish i mbijetuari i masakrës së Dubravës që bëri ‘horë’ politikanët tregon kur u bë pjesë e UÇK-së

Ish i mbijetuari i masakrës së Dubravës, Shefqet Kabashi, i cili para pesë ditësh gjatë një ceremonie të përvjetorit të masakrës së Dubravës doli para politikanëve dhe ju tha atyre “ma keni marrë bukën, duam shtet demokrat e jo komunist”.


Kabashi 42 vjeçar ka deklaruar se ka filluar si ushtar i UÇK-së në Jabllanicë të Gjakovës.

“U bëra pjesë e luftës në prill të vitit 1998 në Jabllanicë. I kam shku Lahisë në shtëpi dhe më tha marrum informata dhe i thash nuk ki nevojë me qu larg se motrat i kam në Llugaxhi dhe aty filloi aktiviteti im”, tha ai, për T7, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se nuk ka pasur fare dijeni për armët.

“Fare sa kam tash për gazetari, por vullneti si i ri që isha”, ka deklaruar Kabashi.

Ai më tej ka thënë se Lahi Brahimaj ja ka dhënë një snajper ruse.

Ai më tej ka deklaruar se krahu i Ramush Haradinajt ka qenë më agresiv se krahu i Tahir Zemajt.

Kabashi ka pohuar se Haradinaj ka marr lavdatat, por të gjithë rrezikuan jetën.

“Mos me kanë unë Ramush Haradinaj ish dënu në Hagë. Unë jam kanë protagonisti kryesor që ai ka shpëtu”, ka pohuar ai.

Kabashi ka deklaruar se nuk ishte pjesë e partive politike, por babai i tij ka qenë përkrahës i Rugovës.

Kujtojmë se Kabashi më 22 maj ndërsa shënohej përvjetori i masakrës së Dubravës doli para zyrtarëve të shtetit  dhe iu tha se nuk e meritonin të ishin të pranishëm në këtë manifestim.

“Na e keni marrë bukën” – pamje nga momenti kur Kabashi përplaset me zyrtarët e burgut në Dubravë