×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kandidati i VV-së për kryetar kundërshton Durmishin për rrugën në Podujevë

    Reporteri
    23 Korrik 2021 | 14:34

    Anëtari i Vetëvendosjes, Ajet Potera ka kërkuar që të ndërprehet projekti i rrugës Merdare – Podujevë – Prishtinë që sipas tij është i dështuar. Potera, ka kundërshtuar zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi i cili tha grupet e organizuara kriminale nuk do ta ndalin për asfaltimin e rrugës në fjalë.


    Ish-kandidati i VV-së për deputet ka thënë se nuk duhet të asfaltohet asnjë metër i kësaj rruge që sipas tij është projekt i rrezikshëm për qytetarët.

    “Të ndërpritet menjëherë vazhdimi i projektit të dështuar të rrugës magjistrale Merdare – Podujevë – Prishtinë. Projekt ky që ka filluar qe shumë vite dhe nuk e ka asnjë kilometër të përfunduar! Të mos vazhdojë asnjë metër më tutje ky projekt i rrezikshëm e i dëmshëm për qytetarët e këtij vendi! Përderisa të mos riprojektohet e të riparohen pjesët – segmentet e gjysmë punuara”, ka shkruar ai.

    Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, tutje ka thënë se duhet të rregullohen trotuaret, sinjalistika, mbikalimet e nënkalimet.

    “Të rregullohen trotuaret, ndriçimi, sinjalistika, mbikalimet, nënkalimet, rrugët ndihmëse në dalje dhe kyçje. Të rregullohen urat me katër korsi, ato të vjetrat janë vetëm me dy korsi. Të rregullohen stacionet e autobusëve sepse rrugë kalon nëpërmes fshatrave ku në afërsi të rrugës ka edhe shkolla e veprimtari të ndryshme afariste”, tha Potera.

    Për këtë projekt rrugor, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha se sot po asfaltohet shtresa e parë e projektit për qytetarët pavarësisht përpjekjeve të grupeve kriminale që ta pengojnë.

    “Mision e kemi që sa më parë të përfundohen projektet që janë zvarritur me vite të tëra. Sot po asfaltohet shtresa e parë në projektin “Ndërtimi i rrugës nacionale N25, segmenti Besi – Podujevë, Llot 4”. Për qytetarët dhe vetëm për ta, pavarësisht pengesave, sabotazhave e përpjekjeve të grupeve të organizuara kriminale që të na pengojnë”, ka shkruar Durmishi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!