×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-këshilltari i Kryeministrit Kurti: Deputetët e kanë detyrim ligjor që të marrin pjesë në votimin për president

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 9:15

    Ish-këshilltari i Kryeministrit të tanishëm Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, përmes një postimi ka shkruar se deputetët e kanë obligim që të marrin pjesën në votimin për president.


    Gashi këtë mendim e bazon duke e cituar një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2011.

    “Presidenti i Republikes se Kosoves duhet te zgjidhet me 2/3-at e ‘votave te te gjithe deputeteve’ te Kuvendit, qe do te thote se te gjithe 120 deputetet duhet te votojne, minus ata deputete te ciIet kane marre leje nga Kryetari i Kuvendit. AKTGJYKIMI I GJYKATES KUSHTETUESE TE KOSOVES. 30 mars 2011 Prishtine” , ka shkruar Gashi në postimin e tij.

    Kujtojmë që votimi për president dështoi për shkak se nuk kishte kuorum dhe seanca për president do të vazhdoj sot në ora 17:00

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!