×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-këshilltarja e Pacollit i bashkohet Vjosa Osmanit

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 10:04

    Rejhan Vuniqi, ish-këshilltare e kreut të AKR-së, Behgjet Pacollit ka njoftuar sot se i është bashkuar listës së Vjosa Osmanit.


    Vuniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se “përderisa qytetari lufton për të mbijetuar në këtë vend të pashpresë, kasta jonë politike lufton për të triumfuar në betejën e tyre të quajtur pushtet”.

    Ajo tha se pavarësisht halleve e problemeve të tyre qytetarët po guxojnë të kërkojnë ndryshimin.

    Postimi i plotë:

    Edhe pse në prag të hyrjes së vitit 2021, uruam dhe shpresuam që ky vit do të jetë vit i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë ne. Por si duket po na del që e filluam prapë me këmbë të majtë.

    Gërshetimi i tri fatkeqësive që po ndodhin në këtë fillim viti në Kosovë, pandemia, vërshimet e mëdha dhe kaosi politik-zgjedhjet, janë jashtëzakonisht të rënda dhe të papërballueshme për qytetarin e Kosovës.

    Karshi një qeverie të dobët në ikje, karshi një infrastrukture të dobët të shëndetësisë, tani edhe me rrezikun nga mutacioni i ri i virusit, si dhe karshi një fatkeqësie natyrore, çdo ditë e jona, e qytetarit të Kosovës, po del të jetë betejë e re për mbijetesë.

    Përderisa qytetari lufton për të mbijetuar në këtë vend të pashpresë, kasta jonë politike lufton për të triumfuar në betejën e tyre të quajtur pushtet.

    Por, po harrojnë se pushtetin ia u japin mu këta qytetarë!

    Prandaj, edhe pse me halle dhe me vështirësitë e jetës, ata tashmë GUXOJNË të kërkojnë dhe e duan NDRYSHIMIN!

    T’i ulim shpatat e ngritura dhe ta dëgjojmë zërin e çjerrur të këtij populli të cilët dëshpërimisht duan të dalin nga kjo humnerë e krijuar nga vet ata që i kanë votuar deri më tani.

    #GUXOteNDRYSHOSH

    #guxomevjosen

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!