×
  • Lajme
  • Lajme / Integrimet euro-atlantike

    Ish-koloneli amerikan: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont

    Reporteri
    14 Shtator 2024 | 22:45

    Koloneli amerikan tashmë në pension, Todd Jacobus, i cili ka shërbyer në Gardën e Iowas e po ashtu ishte edhe zëvendës kryesues i Ekipit Këshillues të NATO-s në Kosovë, ka thënë se përparimet e Kosovës gjatë 25 viteve të fundit kanë qenë domethënëse.

    Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO janë përpara.

    “Përparimet e Kosovës gjatë 25 viteve të fundit kanë qenë të rëndësishme. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO janë në horizont. Më e mira nuk ka ardhur ende për Kosovën dhe Iowa është partnere në këtë rrugëtim”, shkroi Jacobus.

    Jacobus kishte shërbyer edhe në Kosovë.

    Ai doli në pension nga shërbimi aktiv më 25 dhjetor 2017, pasi shërbeu mbi 33 vjet në Rezervën e Ushtrisë së SHBA-së dhe Gardën Kombëtare të Ushtrisë së Iowa-s. Detyra e tij e fundit ishte si Drejtor i Mbështetjes Ushtarake, ku ai ishte përgjegjës para gjeneralit të Iowa-s për planifikimin, zhvillimin dhe ekzekutimin e strategjive, programeve dhe burimeve për të trajnuar, mobilizuar, vendosur, rindërtuar dhe mbështetur njësitë në mbështetje të operacioneve të brendshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!