×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-komandanti i NATO-s, Clarck: Kosova ka nevojë për një sistem të fortë të drejtësisë

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 18:23

    Ish-komandanti i NATO-s gjatë bombardimeve kundër caqeve serbe më 1999, gjenerali i pensionuar, Wesley Clark, në konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë “20 vjet liri: Një vizion për paqe të qëndrueshme”, ndërsa ka folur për ndërhyrjen e NATO-s 20 vjet më parë ka deklaruar se është krenar me Kosovën dhe kurajën e kosovarëve.


    Ai ka thënë se në Kosovë është shënuar një përparim i madh, por se duhet të punohet në sundim të ligjit dhe sjelljen e investitorëve të huaj.

    “Sa herë që vij, shoh ndërtime të reja, entuziazëm të ri, nga te qenit një vend ku e ardhmja ka qenë e pasigurt, e paqartë, në një shoqëri që tenton të përparohet. Kosova duhet të integrohet në Evropë, dhe nga pikëpamja ime duhet të anëtarësohet si anëtare e NATO-s. Kosova ka mundësi të jetë një pishtar për sigurinë në Evropë. Institucionet e juaja mund të forcohen pasi janë të reja.
    Ju do ta keni një ushtri të mirëfilltë, por kjo s’do te jetë e mjaftueshme, keni nevojë për një sistem të fortë të drejtësisë”, ka deklaruar Clarck, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për investime dhe shtoi se do të donte që kjo çështje të vendoset si prioritet.
    “Kosova ka burime shumë të rëndësishme, si minerare dhe njerëzore, jeni në qendër për transportim të energjisë. Vetëm duhet të krijohen institucionet e mirëfillta, luftimi i korruposionit, trafikimit dhe të jepni kontributin në këtë formë dhe të anëtarësoheni në BE. Unë do të përpiqem pë këtë vend”, ka deklaruar Clarck.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!