×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-komandanti i Sveçlës: Xhelali qëndroi vetëm 10 ditë në luftë, iku refugjat

    Reporteri
    07 Qershor 2021 | 12:50

    Vetëm dhjetë ditë ka qëndruar i veshur me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ministri i tanishëm i Ministrisë së Brendshme, Xhelal Sveçla.


    Pas këtyre ditëve ai kishte lënë detyrën e tij si ushtar në UÇK dhe kishte ikur maleve së bashku më refugjatët.

    Kështu ka rrëfyer në një intervistë për Infokusin, komandanti i Sveçlës, Skender Tahiri që ishte komandant togu.

    Tahiri e pohon se ministri Sveçla kishte qenë ushtari i UÇK-së në fshatin Klinë, në Skenderaj, përkatësisht në lagjen Baranaj por më pas ishte bashkuar me kolonën e refugjatëve që po iknin në Shqipëri.

    “Ka qenë në kompaninë e tretë në lagjen Baranaj, por ka nejtë vetëm 10 ditë ka dezertu dhe ma nuk e di. U ardhë u lajmëru si ushtarak, i kemi dhënë detyra dhe ka ik pas 10 ditëve sa më kujtohet mu”, ka treguar Tahiri.

    Ai madje thotë se nuk i dha asnjë arsyeja para se të largohej nga lufta.

    “Ai nuk ka dhënë asnjë arsye për largimin e tij, ka ik malit se bashku më refugjatë, me sa e di unë iu ka bashkëngjitë edhe kolonës bile”, shprehet Tahiri.

    Se Sveçla ka qenë një ushtar dezertor e ka thënë edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

    “Ai ka qenë në zonën ku kam qenë unë. Xhelal Sveçla është dezertor. Ai ka qenë në gusht të ’98-ës, në pikën te Berant në Klinë të Epërm, edhe në shtator ka ikë” ka deklaruar Haxhiu. E krejt ky debat ka nisur pas arrestimi në mënyrë të dhunshme ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Faik Fazliut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!