×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kujdestari i klasës: Çdo deputet nëse mendon pak esëll, duhet ta votojë Vjosa Osmanin për presidente

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 18:23

    Ish-kujdestari i klasës së Vjosa Osmanit, Hajzer Ahmeti, pak minuta para fillimit të seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, ka folur për Osmanin gjatë kohës kur ajo ishte nxënëse e tij.


    Në një intervistë në Klan Kosova, Ahmeti tha se sipas tij është fat që Kosova të ketë një kandidate si Vjosa Osmani për president dhe thotë se ka dëshirë që të gjithë deputetët të votojnë pro zgjedhjes së saj në krye të shtetit, shkruan Reporteri.net.

    “Kurrë asnjëherë nuk ka pas 4-she por vetëm 5-she, ka qenë me sjellje fenomenale. Vjosa ka qenë edhe në kryesinë e Forumit Rinor ku është dallu nga të tjerët. Vjosa ka ndihmu edhe nxënësit e tjerë. Kështu që është fat edhe kisha pas dëshirë që parlamentarët të japin votën për të, sepse e meriton”, ka thënë ai.

    Ish-kujdestari i Osmanit ka thënë se Vjosa ka qenë gjithmonë modeste, por ka qenë puna e saj ajo që e ka bërë të dallohet nga të tjerët.

    “Vjosa ka qenë modeste, puna e saj e ka bërë që të dallohet më shumë. Tek ajo vajzë po e them si nxënëse është duktë që ka diçka të veçantë”, theksoi ai

    Tutje ai ka thënë se çdo deputet që mendon për shtetin e Kosovës, duhet ta votojë Osmanin për presidente.

    “Unë mendoj se çdo delegat, çdo deputet që duhet me dhanë votën e vet, nëse mendon pak esëll duhet me dhanë votën e tyre për Vjosën. Por e di se forcat politike, ato që janë të arsyeshme dhe që mendojnë për shtetin e Kosovës, do votojnë pro.”

    Ahmeti pret që nëse zgjidhet presidente e Kosovës, Osmani do të bëjë punë shumë madhore. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!