×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku pasi djali i Haxhi Shalës u bë konsull: Habitemi pse diplomacia serbe rrotullon historinë e fundit me ne

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 23:43

    Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me raportimin se i biri i ish-deputetit Haxhi Shala është bërë Konsull i Përgjithshëm në Pragë të Çekisë.


    Abdixhiku, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se nuk ka vend për t’u habitur për dështimet e diplomacisë kosovare karshi asaj serbe.

    “Dhe habitemi pse vite më pas diplomacia serbe rrotullon historinë e fundit me ne”, ka thënë ai.

    “Shënim për gjithë të shkolluarit e shkretë, vajzat e djemtë më t’zot të shtetit, që ëndërrojnë t’i shërbejnë vendit me nder”.

    Përgjatë ditës së sotme u raportua se i biri i Haxhi Shalës ka marrë një ndër postet më të rëndësishme në diplomaci, atë të Konsullit të Përgjithshëm.

    Pa asnjë ditë përvojë pune në shërbimin e jashtëm, Flakron Shala është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, me seli në Pragë.

    As MPJ’ja e as ish-deputeti Shala nuk kanë lëshuar ndonjë deklarim zyrtar lidhur me këtë çështje.

    Shala është distancuar edhe nga ideja e rrëzimit të Qeverisë, e cila është propozuar kohëve të fundit nga disa parti politike në vend. Momentalisht, Shala nuk bart ndonjë post në legjislaturën e shtatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!