×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri: Pa pikë logjike shkuarja e Lutfi Hazirit në ndejë, të izolohen të gjithë që ishin të pranishëm

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 12:21

    Ish-ministri i qeverisë “Haradinaj”, Bajram Hasani ka rekomanduar që të izolohen të gjithë personat që kishin marrë pjesë me 13 mars në një aheng në Gjilan.


    Ky reagim i Hasanit vije pasi edhe zyrtarisht është konfirmuar që këngëtari që këndoi në këtë aheng, Muhamet Sejdiu, i infekutua me covid-19.

    Sipas tij, lufta ndaj këtij virusi fillon nga secili prej nesh.

    Postimi i plotë:

    Cilido që ka marrë pjesë në ahengun në “Astoria’ në Gjilan duhet të t’i bëjë testet dhe të izolohet. Gjilani është para rrezikut të përhapjes së Coronavirusit Covid-19. Njerëzit nuk duhet të vuajnë nga papërgjegjësia e dikujt.

    Pa pikë logjike edhe shkuarja e kryetari Lutfi Haziri në atë ditëlindje, kur bota kërcënohej mga ky armik i padukshëm.

    Është koha që të qëndrojmë në shtëpitë tona. Ta mbrojmë veten, familjen dhe rrethin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!