×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-pjestari i TMK-së: Donika Gërvalla nuk na la ta varrosnim Jusufin me nderime ushtarake, tha se s’na duhen ish-ushtarë të UÇK-së në varrim

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 18:22

    Ish-pjesëtari i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, Artan Hoti ka rrëfyer ekskluzivisht në emisionin “Frontal” në T7, për një ngjarje në mes të ushtarëve të TMK-së dhe zëvendëskryeministres aktuale Donika Gërvalla gjatë rivarrimit të heroit Jusuf Gërvalla.


    Hoti ka treguar se si Donika Gërvalla bashkë me nënën e saj nuk kishin lejuar që Jusuf Gërvalla të varrosej me nderime të larta ushtarake nga forcat e TMK-së me arsyetimin se “nuk na duhen ish-pjesëtarë të UÇK’së në varrimin e babait”.

    “Jusuf Gërvallën, Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën donim t’i varrosnim me nderime të larta ushtarake. Jusuf Gërvallën nuk na ka lënë nëna e Donikës dhe Donika me i varros me ritual dhe me nderime të TMK-së. As serbët e Beogradit nuk i kanë ndal këta tre heronj teksa kjo nuk na la me i varros me nderime”, ka thënë ai në T7.

    “Kishte tendenca që nuk na duhen pjesëtarët e UÇK-së në varrimin e babit tim. Tash kjo del dhe thotë jo UÇK-ja ka qenë kriminelë. Ne kemi bërë organizime madhore me i bë nderime të larta. Këta e kanë pru dhe nuk e kanë fut fare në Kazermë. Këtë e dinë mirë zëdhënësi i TMK-së, Shemsi Syla dhe zyrtari për informim i TMK-së, Enver Dugolli. Duhet të japin qëndrim dhe të tregojnë të vërtetën”, ka shtuar ai.

    Hoti ka folur edhe për deklaratat e Gërvallës rreth pjesëtarëve të UÇK-së.

    “Është shqetësuese që po i quan ushtarët kriminelë. Njëherë e tha por nuk kishte pozitë zyrtare dhe menduam që nuk është mirë psiqikisht. Por tani ka pozitë dhe i bëjmë thirrje që t’i ndal këto deklarata”, ka thënë Hoti, derisa ka paralajmëruar edhe protesta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!