×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-polici e nis grevën e urisë, kërkon sigurimin shëndetësor për Policinë e Kosovës

    Reporteri
    01 Shkurt 2023 | 9:04
    Policia e Kosovës. Fotografi nga arkivi.

    Ish-polici Eris Jashari, ka nisur grevën e urisë për të thirrur në ndërgjegje të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të miratojnë një ligj për sigurimin shëndetësor të policëve të Kosovës.

    Plani i tij dështoi pasi ai nuk u lejua ta vendosë tendën në sheshin “Adem Jashari” përballë Kuvendit të Kosovës, megjithëse Jashari thotë se greva e tij ka nisur dhe është i bindur se ajo do të vazhdojë nesër pasi të merrë përgjigje nga inspektorati komunal.

    Jashari pretendon që greva e tij të zgjasë deri në arritjen e synimit të tij, megjithëse thotë se plani i tij optimist është që në Ditën e Pavarësisë, Policia e Kosovës të veshet me ligjin për sigurim shëndetësor.

    “Kam vendos me hy në grevë deri sa ish-kolegëve të mi të ju bëhet sigurimi shëndetësor dhe grevën do e vazhdoj derisa të sigurohet një gjë e tillë, por synimi im është që me 17 shkurt policët tanë të dalin në paradë të veshur me sigurim shëndetësor”, tha Jashari në emisionin KIKS Kosova.

    Ai tha që shpreson që greva e tij të i bëjë deputetët që të ndjejnë empati për policët e Kosovës dhe të realizojnë misionin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!