×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-polici që vrau një të ri me armë zyrtare në Suharekë, dënohet me burgim të përjetshëm

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 13:24

    Ish-polici Shefki Spahiu  është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e  të riut Jetmir Aliajt në vendin e punës në një kazino në Suharekë.


    Ish-polici  është dënuar për veprën penale vrasje e rëndë dhe manipulim të provave, shkruan Reporteri.

    I njëjti sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren, ngarkohet edhe me pagesën e paushallit gjyqësor në shumën prej 650 euro, si dhe atë për kompensimin e viktimave të krimit në shumën prej 50 euro.

    32 vjeçari Jetmir Aliaj, punonjës i një kazinoje në Suharekë, mbeti i vrarë me armë zjarri mëngjesin e 17 marsit të vitit të kaluar. Ngjarja ndodhi në vendin e tij të punës, derisa një grup personash kishin hyrë brenda për të kryer plaçkitje./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!