×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-shokët e Kurtit: Qeveria e re e ka nisur me një lloj euforie

    Reporteri
    24 Shkurt 2020 | 22:30

    Qeveria “Kurti” javën e kaluar shkarkoi sekretarë të Ministrive të ndryshme e konsuj që ishin emëruar gjatë qeverisë “Haradinaj”, vendime që nga njerëzit e partive në pushtet por jo vetëm u duartrokitën, kurse u kritikuan nga partitë opozitare.


    Gazeta Online “Reporteri.net”, ka biseduar me ish-shokë të idealit të kryeministrit Albin Kurti, që tani janë zyrtarë të Partisë Socialdemokrate që nuk është pjesë e Kuvendit të Kosovës, për t’i pyetur lidhur me punën e bërë nga ish “shefi” i tyre.

    Nga PSD-ja që tani udhëhiqet nga Dardan Molliqaj i shohin veprimet e qeverisë “Kurti”, paksa euforike, ndërsa thonë se Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e forcim të drejtësisë, pa lënë anash “punë e mëdha”, si është dialogu me Serbinë.

    Salih Salihu, ish-deputet i PSD-së, tani zyrtar i kësaj partie thotë se kryeministri Kurti duhet të fokusohet në mirëqenien e qytetarëve.

    “Është një lloj euforie në fillim, ish dashtë më ngadalë, por e rëndësishme është që duhet me u fokusu në sektorët e zhvillimit ekonomik. Bujqësia, prodhimi vendor, forcimi i sektorit të shëndetësisë, drejtësisë, gjykatat, prokuroritë, policia duhet të jenë në focus”, thotë Salihu për Reporteri.net

    Por ai i rekomandon Kurtit të mos i lë anash as temat e mëdha.

    “Edhe temat e mëdha nuk duhet me i lënë anash, nuk varet krejt nga ne por edhe nga faktori ndërkombëtarë, duhet me qenë në koordinim me SHBA-në dhe BE-në, por veçanërisht me SHBA-të”, ka deklaruar Salihu.

    Kurse i pyetur për buzëqeshjen e sotme të kryeministrit Kurti me homologen serbe, Ana Bernababiq, Salihu tha ka mbetur i befasuar, duke kujtuar se në të kaluarën sa ka qenë Vetëvendosje në opozitë ka kritikuar ashpër afërsinë e ndonjë politikani të Kosovës me të Serbisë.

    “Rasti i sotëm (buzëqeshja e Kurtit me Bernabiq) është befasues, nuk e kam prit, por ndoshta po ndryshojnë edhe njerëzit konform rrethanave”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!