×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-shtëpia e Kulturës në Sllatinë në gjendje të mjerueshme, banorët kërkojnë të kthehet në shfrytëzim

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 22:45

    Banorët e Sllatinës së Fushë Kosovës po ankohen se një objekt që shërbente si Shtëpi e Kulturës, është në gjendje të mjerueshme.


    Prandaj, ata po kërkojnë investime në të, e tu kthehen aktiviteteve në shërbim të komunitetit.

    Një banor i këtij fshati ka deklaruar se nëse do të rinovohej ky objekt rinia do të kishte një vend për të kryer shfaqjet kulturore.

    “Ish kanë mirë me u funksionalizu prapë, në rrethine nuk ka tjera dhe kjo është e vetme ku kanë mundur të shfaqen shfaqje kulturore”, ka deklaruar një nga banorët, për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa zyrtarët e komunës së Fushë Kosovës thonë se objekti do t’iu hynte në punë veç nëse rinovohet.

    “Në fazën tani si është nuk i plotëson kushtet, por me një rinovim do bëhej e shfrytëzueshme”, kanë deklaruar nga komuna.

    Kurse nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, prone e së cilës është objekti kanë thënë se si administrues që janë sipas obligimeve ligjore do ta tenderojnë sa më parë për shitje këtë objekt pasi të jenë definuar edhe çështjet kadastrale dhe pronësore.

    Kujtojmë se ky objekt kishte shërbyer për organizime kulturore e politike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!