×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ushtarit të UÇK-së i shtyhet intervistimi nga hetuesit e Gjykatës Speciale

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 11:18

    Ish-ushtarit të UÇK-së, Fadil Beka, i cili ishte edhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, i është shtyrë intervistimi nga hetuesit e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.


    Beka ishte ftuar për intervistë nga hetuesit e Gjykatës Speciale në cilësinë e dëshmitarit më 28 tetor për ditën e sotme, atij intervista i është shtyrë për datën 5 nëntor të këtij viti.

    Ai ka thënë se nuk i është treguar ndonjë arsyeje për shtyerjen e intervistimit, por se një gjë të tillë e kishte kërkuar edhe vetë. Beka thotë se kishte qenë periudhë shumë e shkurtër kohore për t’u intervistuar që nga dita kur kishte marrë ftesën.

    “Kam pasur të intervistohem më 28 tetor, por që është shtyrë intervistimi për datën 5 nëntor të këtij viti. Me të treguar drejtë nuk më është dhënë ndonjë arsye për shtyrjen e intervistimit, por që edhe unë kam insistuar të shtyhet ky intervistim për shkak se ka qenë periudhë e shkurtër kohore edhe për viza edhe për çështje të intervistimit”, ka deklaruar.

    Ai ka thënë se fillimisht intervista i ishte caktuar të mbahej në Hagë, por që më 5 nëntor intervista do të mbahet në Kosovë.


    “Unë kam kërkuar që intervista të mbahet këtu dhe ata ndërkohë më kanë njoftuar për shtyerje të intervistës dhe se vendi do të jetë në Kosovë. Probleme me vizë nuk kam pasur, por koha ka qenë e shkurtër për shkak se më 14 tetor më ka ardhur ftesa, ndërsa më 28 tetor kam pasur me dhënë intervistën dhe është kohë e shkurtë, ndërsa rregullat janë 21 ditë më herët me e dorëzuar pasaportën”.

    Kujtojmë se ftesët nga Gjykata Speciale janë shtuar gjatë ditëve, ndërsa raportohet se mbi 200 ftesa janë bërë për ish-ushtarët e UÇK-së dhe qytetarë të rëndomtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!