×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-zëvendëskomandanti i Brigadës 137 i reagon Mimoza Kusarit: Nëse nuk e njeh sakrificën e luftëtarëve, ti nuk e do Gjakovën

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 12:49

    Milot Roka, Zëvendëskomandant i Brigadës – 137 ka i ka reaguar ish-deputetes Mimoza Kusari, e cila dje në një intervistë  kur u pyet lidhur me kandidatët e listës zgjedhore të AAK-së deklaroi se nuk njeh nga këta kandidatë që janë nga Komuna e Gjakovës.


    Roka ka adresuar disa pyetje në adresë të ish-kryetares së Gjakovës duke e pyetur se a e di për sakrificën e  luftëtarëve të Gjakovës, veprat e të cilëve i njeh Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Reagimi i plotë: 

    Reagim ndaj ish kryetares së komunës së Gjakovës znj. Mimoza Kusari Lila, e cila me datë 26-01-2021 në emisionin Pressing në televisionin T7, u pyet lidhur me kandidatët e listës zgjedhore të AAK-së dhe e njëjta deklaroji se nuk njeh nga këta kandidatë që janë nga Komuna e Gjakovës.

    Ne bashkëluftëtarët e ish komandantit te Brigades 137 Gjakova të UÇK-së Agron Kryeziu i kemi disa pyetje për ty.

    A e dini se Gjakova është i vetmi qytet në Kosovë qe ka pasur Brigadë dhe si quhej ajo?

    A e dini se Gjakova është qyteti me më së shumti luftëtarë?

    A keni njohuri se Gjakova është vendi i vetëm që është zhvilluar lufta edhe brenda saj?
    A e dini se si quhej komandanti i kësaj Brigade dhe sa plagë ka trupi i tij?

    Nese ti nuk e njeh Agronin dhe sakrificën e luftëtarëve të Gjakovës, veprën e tyre e njeh Gjakova, Dukagjini dhe e gjithë Kosova.

    Atëherë ti nuk e don Gjakovën.

    Te prift e mbara komandant!
    Bashkëluftetaret nga Brigada “137 Gjakova” e UÇK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!