×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës kundër masave të reja: Mos e bankrotoni shtetin

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 11:52

    Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri është deklaruar kundër masave të reja antiCovid.


    Tahiri përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për masa që mbrojnë pushtetin e politikanët, por ka nevojë për masa që e ruajnë qytetarin dhe ekonominë e vendit.

    “Çdo vendim që nuk konsultohet me komunat, me odat ekonomike dhe akterët tjerë e kthen Kosovën prapa”. ka kërkuar ai.

    “Shëndeti i qytetarëve ruhet duke respektuar masat me përpikëri të IKSHP-së dhe me inspektim rigoroz. Mos e bankrotoni shtetin!”, ka apeluar Tahiri, përcjell Insajderi.

    Ditë më parë, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka bërë të ditur se takimin e mbajtur me ministrin, Arben Vitia në lidhje me gjendjen me pandeminë COVID-19, ka vlerësuar se është e rëndësishme që masat kundër përhapjes të këtij virusi të vazhdojnë të zbatohen.

    Nga ky bord është thënë se nuk i përkrahin masat e reja që sjellin kufizime më të ashpra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!