×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-zv.ministri i NISMA-s e “shkrinë” pozitën e tij në Ministrinë e Mbrojtjes, rikthehet si shërbyes civil

    Reporteri
    24 Shkurt 2020 | 20:45

    Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj, nga NISMA është rikthyer në punën e tij të vjetër.


    Ai do të punon në Ministrinë e Mbrojtjes si shërbyes civil, ku punoi nga viti 2010-2017.
    Xhemajlaj ka thënë për Reporteri.net se ai nuk ka nisur punë të re, veç është rikthyer në pozitën që e ka mbajtur për disa vite në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    “Kam qenë aty, dhe ligji e mundëson me u lajmëruar në punën paraprake. Unë prej vitit 2010 jam në FSK, tash jam rikthyer në punë ku kam qenë gjatë viteve 2010-2017. Është pozitë e majorit A3, si shërbyes civil”, tha Xhemajlaj për Reporteri.net.

    Kujtojmë se Xhemajlaj ishte zv.ministër në Qeverinë “Haradinaj” nga partia e Fatmir Limajt. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!