×
  • Lajme
  • Lajme

    Ishte duke pirë kafe kur u qëllua, policia jep detaje rreth vrajses së 50 vjeçarit në Gjilan

    Reporteri
    12 Shtator 2021 | 21:33

    Një person i moshës 50-vjeçare është vrarë nga dy persona, të cilët kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të të ndjerit.


    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 të mbrëmjes. Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, derisa ka njoftuar se i ndjeri ishte nga Bujanoci.

    Hashani ka bërë të ditur se i ndjeri ishte duke pirë kafe kur u qëllua për vdekje nga dy persona.

    “Ju njoftojmë se rreth ores 19:45 te dates sotme ka pasur te shtena me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull I moshes 50 vjeqare dyshohet se eshte nga Bujanovci ka qene duke pire kafe ne kafiteri dhe aty kane ardhur dy persona kane shtene me armë zjarri dhe kane ikur n këmbë drejtim te stacionit të autobusëve”, njoftoi Hashani.

     

    Ai thotë se të gjitha njësitë janë angazhuar dhe nga vendi i ngjarjes është siguruar, njoftohet se viktima e cekur është pa shenja jete. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!