×
  • Lajme
  • Lajme

    Ishte zhdukur para gati 2 muajsh, gjendet i vdekur në mal 56 vjeçari nga Vushtrria

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 21:02

    Sot gjatë orëve të pasdites është gjetur personi i zhdukur para dy muajve në Vushtrri.


    Zëdhënësi i Policisë për Rajon të Mitrovicës, Avni Avni e ka konfirmuar për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ se 56 vjeçari është gjetur pa shenja jete.

    Tutje Zahiti ka thënë së në vendin e ngjarjes ka dalë njësitet relevante.

    ”Në orët e pasdites së sotme Policia në Vushtrri ka pranuar informacion nga ana e një qytetari mashkull kosovar i cili ka informuar se në një zonë malore në fshatin Skoqne të Vushtrrisë, kishte hasur në një person të shtrirë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe është identifikuar nga familjarët trupi i pajetë”, tha Zahiti për Reporteri.net.

    ”Viktima D. S., 56 vjeçar, që nga data 09.02.2021 ishte i raportuar si person i zhdukur në Stacionin Policor në Vushtrri. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, shtoi Zahiti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!