×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismet Kryeziu: Partitë që u deklaruan për shkurtimin e fushatës gabuan

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 23:13

    Udhëheqësi i Koalicionit “Demokracia në Veprim”, Ismet Kryeziu ka thënë se partitë politike të cilat janë deklaruar për shkurtim të fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kanë bërë gabim politik e strategjik.


    Sipas tij nuk ka nevojë të shkurtohet fushata, por vetëm të respektohen masat e vendosura kundër koronavirusit, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    “Unë mendoj që partitë politike të cilat janë deklaruar për shkurtimin e fushatës kanë bërë gabim strategjik dhe politik për arsye se nuk kemi nevojë për shkurtim të fushtës, por respektim të rregullave të pandemisë”, tha ai në emisionin “Politiko” të Kanal10.

    Ai shtoi se është e rëndësishme që qytetarët të jenë të informuar për ofertat e partive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!