×
  • Lajme
  • Lajme

    Istog, hajnat vjedhin një pistoletë dhe ia demolojnë shtëpinë

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 15:33

    Persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi në fshatin Vrellë të Istogut, ku kanë demoluar shtëpinë dhe kanë vjedhur një pistoletë.


    Sipas Policisë së Kosovës, ankuesja femër ka raportuar se vjedhja ka ndodhur derisa ajo nuk ndodhej në shtëpi.

    Ajo ka deklaruar se armën e kishte me leje, kurse grabitësit janë larguar në drejtim të panjohur

    Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar.

    Kurse në fshatin Sine të Istogut, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, pasi të njëjtit janë zënë duke tentuar të vjedhin disa pajisje nga oborri i shtëpisë së viktimës mashkull nga komuniteti serb.

    Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!