×
  • Lajme
  • Lajme

    Iu kërkojnë qytetarëve, por ministri e zyrtarët e Institutit nuk vendosin mjete mbrojtëse dhe nuk mbajnë distancën 1 metër

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 17:40

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kreu i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani, vazhdimisht kanë bërë thirrje tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm rreth higjienës, të pajisen me mjete mbrojtëse si maska e dorëza, të evitojnë tubimet ku ka shumë persona si dhe të mbajnë distancë prej një metër nga njëri-tjetri.


    Kjo është kërkuar që të respektohet nga qytetarët e Kosovës, si masë parandaluese për përhapjen e virusit COVID-19, shkruan Reporteri.net.

    Sot dolën në konferencë për medie ministri Vitia dhe infektologu Ramadani, për të dhënë detaje rreth gjendjes në të cilën ndodhet Kosova për shkak të koronavirusit.

    Ata bënë të ditur se është konfirmuar edhe personi i 17-të i infektuar me koronavirus dhe ai është nga qyteti i Podujevës, përkatësisht nga fshati Dumnicë.

    Por ajo që është vënë re, është mosrespektimi i këshillave të dhëna nga MSH dhe IKSHPK për mbajtjen e distancës prej një metër dhe pajisjen me mjete mbrojtëse.

    As ministri Vitia e as kreu i IKSHPK, nuk ishin me maska ose dorëza dhe asnjëri nga të pranishmit e këtyre dy institucioneve nuk po mbante distancë prej një metër./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!