×
  • Lajme
  • Lajme

    Iu kërkua që ta dërgojë një Projektligj te Komisioni i Venecias, Konjufca: Unë meta t’u shku në Venedik, s’muj çdo ligj me çu

    Reporteri
    08 Dhjetor 2022 | 18:48

    Opozita i ka kërkuar Kryeparlamentarit Glauk Konjufca që t’i drejtohet Komisionit të Venecias, lidhur me Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin për Kodin e Procedurës Penale.

    Pas kësaj kërkese, Konjufca iu drejtua deputetëve të opozitës, duke iu thënë se “meta në Venedik t’u shku”, fjali kjo që shkaktoi të qeshura në Kuvend. Më pas, Konjufca tha se s’mund t’i dërgojë të gjitha ligjet te Komisioni i Venecias, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Jo, unë meta në Venedik t’u shku…Tash nuk muj, s’është kjo qasja. Nuk muj çdo ligj me çu në Venedik tash unë që kërkon opozita, seriozisht. Qe p.sh një pjesë e opozitës e pati mendimin që këto mund të rregullohen në lexim të dytë, me ndërhyrje dhe amandamente. Nëse nuk rregullohen, atëherë unë e shikoj edhe njëherë dhe e lexoj dhe nëse ka me të vërtetë…Atu në Venedik dërgohen veç kur përmbajtja është aq serioze në kundërshtim, ama kjo ka koncepte që mund të rregullohen, nëse jo përpiqemi. A nëse në bërthamë të projektligjit, ajo që është esenca..sepse kështu do t’ma qitni edhe kodin pastaj se po e shoh që mendoni njejtë, tash krejt ligjet me i dërgu…Problem është kjo”, tha Konjufca.

    Fjalën e mori më pas deputetja e LDK’së, Doarsa Kica Xhelili, e cila i kërkoi edhe njëherëKryeparlamentarit që t’i drejtohet Komisionit të Venecias, derisa tha se saherë po i drejtohen këtij komisioni kjo po bëhet shkaku i ligjeve që po i sjell Qeveria.

    “Rrjedhimisht ne në këtyë fazë nuk mundemi me votu diçka që është kundërkushtetuese, prandaj po ju lus, në mënyrë që të mos vijmë në pozicion të faturimeve politike ku përdoret euforia dhe popullizmi, na kurseni sepse ne në Venedik po shkojmë jo për faj tonin, por për shkak të asaj që po sillni ju. Prandaj coje në Komision të Venecias në mënyrë që ne ta kemi më të lehtë të votojmë në përputhje me rekomandimet e tyre”, tha Kica-Xhelili./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!